11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

ANKETA: Shkupi në TOP-10 qytetet më depresive në Ballkan.

Shkupi është mes dhjetë qyteteve më depresive në Ballkan, shkruan “Slobodna Dalmacija”. Ata theksojnë se kjo situatë është rezultat i largimit të një numri të madh të të rinjve, rritjes së korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

Sipas “Slobodna Dalmacija”, është ndryshe kur ndodhesh përkohësisht në një qytet dhe krejt tjetër kur jeton atje gjatë gjithë vitit.

Ky është lista e qyteteve më depresive, ku arsyet variojnë nga papunësia, shëndeti mendor, ndotja e mjedisit, dhe paqëndrueshmëria ekonomike…

Sipas listës, qytetet më depresive në Ballkan janë:

10. Shkodra, Shqipëri
9. Zenica, Bosnje dhe Hercegovinë
8. Novi Sad, Serbi
7. Prishtina, Kosovë
6. Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë
5. Tirana, Shqipëri
4. Podgorica, Mali i Zi
3. Beogradi, Serbi
2. Shkupi, Maqedonia e Veriut
1. Sarajeva, Bosnje dhe Hercegovinë

Arsyet për këtë renditje përfshijnë papunësinë, shëndetin mendor, ndotjen e mjedisit dhe paqëndrueshmërinë ekonomike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit