10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Deklaratat për destabilizim të shtetit, Siljanovska nuk planifikon të thërrasë mbledhje të Këshillit të Sigurimit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thërras Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me informacionet për ekzistimin e indicieve për destabilizim të shtetit. Paralajmëroi se seancë e Këshillit mund të mbahet pas kompletimit të Këshillit, ndërsa temat, siç theksoi, do të jenë ajo për çka sot debatohet globalisht edhe në Evropë, ndërsa ajo është se ku po shkon dhe çka po ndodh në botë.

“Indiciet për destabilizim janë një gjë, kërcënimet për destabilizim janë tjetër gjë, por realiteti është ndryshe. Unë thashë se nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë kohë kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Nuk shoh se këto kërcënime janë realitet për momentin”, deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër, ku mori pjesë në hapjen e Shkollës Verore të 57-të të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit