Përfaqësuesit e komunave dhe të këshillave rinorë lokalë, si dhe ekspertët në fushën e politikave rinore do të jenë pjesë e konferencës “Komunat miqësore me të rinjtë – Pjesëmarrja e të rinjve në fokus” që do të mbahet sot në Shkup.
Në konferencë fjalime të tyre do të kenë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Aleksandru Albu, Udhëheqës i operacionit 2 në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Orce Gjorgjievski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës dhe Sashko Mitovski, kryetar i Komunës së Kriva Pallankës.
Si pjesë e këtij projekti të konferencës do të ndahet çmim për njërën nga komunat, e cila sipas hulumtimeve të mëparshme të kryera si pjesë e aktiviteteve të projektit, dallohet si e hapur, inkluzive dhe komunë e cila punon në nivel të përmirësimit të qeverisjes lokale dhe përfshirjen e të rinjëve.