Në Gjermani është shtuar numri i krimeve të dhunshme, përdhunimeve, vjedhjeve dhe hyrjeve për të vjedhur nëpër shtëpi. Numri i krimeve të regjistruara arriti vitin e kaluar një rekord. Shkalla e krimeve shënoi një rritje të ndjeshme veçanërisht në mesin e njerëzve pa pasaportë gjermane – me 13,5 për qind.
Kjo alarmoi shumë politikanë dhe shkaktoi debate politike së fundmi. Ndër të tjera, nëse policia duhet të përmendë gjithmonë kombësinë e të dyshuarve. Absolutisht, thotë sekretari i përgjithshëm i FDP-së liberale, pjesë e koalicionit qeveritar. Bijan Djir-Sarai i tha gazetës Bild am Sonntag: “Autoritetet duhet të përmendin gjithmonë kombësinë e të dyshuarve kur japin informacione për krimet në mënyrë që të krijohet transparenca e nevojshme. (…) Nuk duhet të krijohet përshtypja se problemet po fshihen”.