Në Maqedoni nuk ka një mega, por ka ultra skandal të shkallës më të lartë lidhur me monitorimin e komunikimeve të qytetarëve, tha në konferencë për mediat Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
Ai pretendon se Qeveria ka prokuruar një sistem për monitorimin e komunikimeve.
“Nëpërmjet sistemit, ata kanë mundësinë të aksesojnë pothuajse të gjithë trafikun e internetit në vend, në çdo pajisje, në çdo telefon, në çdo operator, në çdo person – privat apo zyrtar, si dhe mundësinë për të hyrë në çdo pajisje, që është telefon me të ashtuquajturin “malware”, tha Janushev.
“Spasovski dhe Kovaçevski duhet menjëherë të dalin para opinionit maqedonas dhe t’i japin përgjigje popullit”, tha Janushev.