10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Toshkovski: Shefi i sigurimit të Gashit ka marrë padi penale dhe suspendim për incidentin me presidenten Vjosa Osmani

Shefi i sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, S.S., ka marrë kallëzim penal dhe suspendim nga puna për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, të ndodhur ditë më parë.

Pas hetimeve të Kontrollit të Brendshëm të MPB-së, është konstatuar se ndaj Sinanit, i cili është shef i sektorit të Sigurisë Personale të Gashit, ka baza të dyshimit se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i sigurisë” dhe “Pengimin e një zyrtari për kryerja e një veprimi zyrtar”. Për dy policët e tjerë që kanë shoqëruar Sinanin në aeroport është paraqitur Propozim për procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës për shkak të ekzekutimit të urdhrit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimit të reputacionit të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se tre policët e sektorit për Siguri të Personaliteteve kanë hyrë në sallonin e VIP-ave, kanë hyrë në dhomat ku nuk kanë autorizim, ndërsa Sinani ka kërcënuar me jetë punonjësit e TAV-it dhe ka kërkuar që ai ta shoqërojnë Vjosa Osmanin me mjet për në aeroplan./pogled.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit