27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Taravari priti në takim ambasadorin çek në Shkup

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në zyrat e ASH-së në Shkup priti në takim ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Jaroslav Ludva, përcjell KlanM.

Takimi, siç thuhet në njoftim, vjen pas vazhdës së takimeve me ambasadorët e shteteve evropiane.

“Në takim dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon dhe u dakorduan për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht duke përmbyllur ndryshimet kushtetuese sa më herët që të jetë e mundur dhe duke përshpejtuar reformat evropiane, me theks të veçantë në shtetin e së drejtës dhe luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ASH-së./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit