10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

MPJ për incidentin ndaj Osmanit: Trajtim jo-dinjitoz, kemi kërkuar sqarime nga Shkupi zyrtar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar rreth incidentit ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Në reagim thuhet se MPJD me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jo-dinjitoz të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Në incidentin ndaj shefes së shtetit të Kosovës, e cila u raportua sot, thuhet se sigurimi i aerportit i kishte kërkuar asaj telefonin personal dhe çantën e dorës, për çka nuk kishte pranuar t’i dorëzonte.

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/910121177811425?ref=embed_post

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit