Takim i Gashit me përfaqësuesin zyrtar të fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup, Braun

Advertisement

Mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe hapat në lidhje me eurointegrimin, kanë shkëmbyer sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup.

Siç informojnë nga prs shërbimi i Kuvendit, në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e deri tanishëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë tonë, kryetari Gashi shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit edhe me projekte konkrete në shtëpinë ligjvënëse.

Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapat e mundshëm për përforcimin e transparencës së Kuvendit dhe hapjes së tij ndaj qytetarëve.  U përqendruan edhe për mundësitë për përforcimin e rolit të pushtetit ligjvënës në proceset që drejtojnë në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Në takim, thuhet më tej, u bisedua edhe për bashkëpunimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bundestagun e Gjermanisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit