30.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se arrestimi i Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

 

Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Trajkoviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet të arrestojë Radoiçiqin për shkak të Banjskës gjatë muajit të ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

Ajo përkujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, Macron tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të arrestohen.

“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “për çfarë nuk flitet publikisht”.

Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të jetë prova më e vështirë që Vuçiq duhet ta kalojë.

“Për Vuçiqin ka qenë shumë më e lehtë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë ose tash të pranojë shfrytëzimin e litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që i kanë zbatuar urdhrat e tij dhe përveç kësaj, ata janë nga mjedisi kriminal. Arrestimi i Radoiçiqit do të jetë një rrezik i madh për Vuçiqin”, tha ajo.

Në pyetjen se çfarë nënkupton me “rrezik të lartë”, Trajkoviq tha se Vuçiq ka frikë nga informacionet që të huajt do t’i jepnin gjyqësorit serb.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit