19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Ivanovski pas inspektimit të punës për ndërtimin e Hekurudhës drejtë Bullgarisë: Fotografi tronditëse dhe zhgënjyese

Drejtori i Hekurudhave – Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski, ka publikuar fotografi nga ndërtimi i një ure për Hekurudhën drejt Bullgarisë, për të cilën thotë se gjatë inspektimit në terren ka parë fotografi tmerruese, me themele betoni të plaura, me shtyllat me hekur jo adekuat dhe plotë parregullsi të tjera të cilat e bëjnë këtë urë të pa sigurt.

Postimin i plotë dhe fotografitë e shpërndara nga drejtori Sinisha Ivanovski:

Hekurudha drejt Bullgarisë

Një postim pak më i gjatë, por duke pasur parasysh seriozitetin, nuk mund të jetë më i shkurtër.

Të premten e kaluar, më 26 korrik, isha në terren në seksionin e dytë të hekurudhës drejt Bullgarisë. Pjesa e dytë është nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë.

Në terren, më së paku që mund të thuhet, fotografia ishte tronditëse dhe zhgënjyese.

1: (foto 1) Duhej të betonohet një themel për një shtyllë për urë. Përpara betonimit, e gjithë struktura përforcuese u shkatërrua sikur të ishte bërë nga tuba për pirjen e lëngjeve dhe jo nga shufra përforcuese me trashësi f28 mm dhe F32 mm.

Më konkretisht, shufrat vertikale përforcuese, të cilat në fakt janë edhe vetë shtylla e urës mbi të cilën do të lëvizë treni, u shembën në të gjithë strukturën.

Vëmendje, shtylla që do të ndërtohet mbi këtë themel duhet të jetë 13 metra e lartë dhe mbi të do të kalojë një urë (hekurudhë) dhe shtyllat e tjera dhe trenat do të bartin pasagjerë. Vlerësoni vetë rrezikun.

Në fotografinë e dytë shihen ndarjet dhe çarjet e betonit gjatë betonimit të dobët.

Mes e di njeriu nëse dëshiron të ketë hekurudhë atje apo është më e sigurt për të gjithë ne që të mos kemi një të tillë.

Për më tepër: pasi mbërrita në fushë, në mënyrë magjike u shfaqën përfaqësues të kompanisë kontraktore.

Në pyetjen time se cila ishte arsyeja e kësaj situate, ata u përgjigjën se era i frynte hekurat. Përgjigje për nënvlerësim të inteligjencës, por gjithsesi u dhashë një shans të dytë për të korrigjuar përgjigjen. Pikërisht atëherë më ftuan në një “Kafeteri për peshk”. Disa herë. Sigurisht që refuzova.

Në përgjigjet e tyre amatore pasonte shpjegimi im ndaj tyre për atë që pse u ka ndodhur ajo që ka ndodhur me themelin. Ndaj këtu kuptuan se po flisnin me dikë që e kuptonte problemin më mirë se ata, ndaj u kapën në flagrancë për “veprën” e tyre, nga pafuqia pasoi edhe një tjetër ftesë “për peshk”.

E vërteta është se planifikonin shufrat përforcues 9m të larta me diametër f28mm dhe f32mm ti përforcojnë me kthesë “L” 15cm, të cilat me sa duket nuk i lidhën (përforcuan) ashtu siç duhet. Larg asaj.

Bëhet fjalë për një kompani nënkontraktore Andra Centrum e cila tashmë ishte në listën e zezë nga qeveria ndërsa kompania gjermane Vibe ka punuar në të njëjtën lëvizje dhe kjo kompani nuk lejohet të punojë në këtë projekt, por ata ia ndryshuan emrin kompanisë dhe ja ku janë sërish në terren me emrin Infrastruktura SHPKNJP.

Thjesht gjenial dhe inovativ.

2: Mbikëqyrja IRD.

Detyra e mbikëqyrësit është të mbikëqyrë procesin e ndërtimit. Sidomos në situata si kjo kur ka betonim të shtyllave. Nga mbikëqyrja as “M” në terren ndërsa duhet të jenë aty përditë dhe vazhdimisht. Në letër janë çdo ditë në terren dhe paguhen për atë, ndërsa nuk janë në terren. Pyetja për të cilën do të kërkoj përgjigje është se kush u firmoset dhe a është e vërtetë që personat e punësuar nga kompania për mbikëqyrje nuk kanë qenë fare në shtet dhe qëndrojnë në dokumentet e për pagesë se kanë qenë në terren në ndërtimin e hekurudhës.

Në fotografinë e dytë (foto 2) shihen ndarje serioze dhe çarje betoni.

Cilësia e realizimit: mendimi personal është se është nën nivelin e kënaqshëm.

3: Gjylermak – IRD (kontraktor – mbikëqyrje)

Kontrata e ndërtimit është 155 milionë euro. Një shumë shtesë prej 10% ndaj kësaj parashikohet për rastet e paparashikuara.

Fondet e siguruara nga granti i WBIF dhe kredia nga BERZH.

Progresi aktual është 17.5% (27 milionë euro)

Këto 10% të paparashikuara (15.5 milionë euro) tashmë janë përdorur në një pjesë të mirë. 5.3 milionë euro “të paparashikuara” për urën numër 11, dhe 2,8 milionë euro për shkak se shteti u vonua për viza për punëtorët nga jashtë. Pas mbërritjes së punëtorëve, ne shohim “përparimin” e tyre në 17.5%, dhe afati i fundit për përfundimin e përgjithshëm të projektit është tetori i vitit 2026. Nuk ka asnjë shans për të arritur, sepse në vend që të fokusohen në ndërtim, fokusohen në krijimin e situatave ndëshkuese për shtetin dhe mbikëqyrja e IRD pranon pa problem kërkesat dhe variacionet e tyre (gjithsej 13 deri tani në shumën mbi 1 milion euro).

Dhe e gjithë kjo në kurriz të buxhetit të shtetit.

Për një sjellje të tillë të papërgjegjshme dhe joserioze ndaj projekteve shtetërore të infrastrukturës kapitale, do të informoj së pari Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve si ministri përgjegjëse dhe Qeverinë dhe do t’u dërgoj informacionin e duhur bankave që financojnë këtë projekt.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit