Miroslav Lajçak do të mbetet emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi deri në janar të vitit 2025, ka njoftuar Zyra për Shërbim të Jashtëm të BE-së. Gjithashtu mandati i tij do të jetë deri në fund të janarit. Siç ishte paralajmëruar Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandati Lajçakut.
Vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në fillim të korrikut, pas kërkesës që është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell. Në prill, nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së ishte njoftuar se Lajçak është kandidat i tyre për ambasador të BE-ë në Zvicër.
“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.