Një nga veçantitë e qytetit antik të Finiqit që ia vlen të shihen nga afër është “Banesa me dy Peristile”.
Çdokush që viziton këtë verë jugun e Shqipërisë, mund të bëjë një ndalesë në parkun arkeologjik të Finiqit ku mund të shohë se si jetonte shtresa e aristokracisë në qytetet antike.
“Banesa me dy peristile” është ndërtuar në shek. III p.Kr dhe ka vijuar të përdoret deri në shek. III m.Kr.
Në shekujt e parë pas Krishtit, banesës i janë shtuar ambiente të tjera dhe krahas elementëve të shumtë, spikat zbukurimi i mureve të brendshme me pikturë murale.