Mbreti i Pop-it Michael Jackson ka lënë pas disa skica që ka bërë të cilat kanë dalë në ankand dhe janë të disponueshme për publikun.
E gjithë kjo po bëhet përmes ‘King’s Auctions Beverly Hills’ dhe përmban të gjitha llojet e imazheve të krijuara nga Jackson për të famshmit si Marilyn Monroe deri te filmat vizatimorë si Peter Pan.
Sa i përket mediumit, ai thotë: Shumica e pjesëve janë vizatuar me dorë me laps ngjyrë dylli dhe disa pjesë janë vizatuar në letër presidenciale që Michael mori gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, disa nga pjesët e Michael janë bërë me bojëra uji dhe tregojnë një histori qetësie.I gjithë koleksioni do të ketë si çmim fillestar plot 1 milion dollarë. Megjithatë, ata do t’i shesin pjesët individualisht nëse kjo nuk funksionon.
Klikoni tek ky link, për të parë të gjithë skicat e Michael Jackson./KultPlus.com