23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Porto Palermo Festival rikthehet me edicionin e katërt, 12 mbrëmje me 12 artistë

Porto Palermo Festival rikthehet edhe këtë sezon veror me edicionin e tij të katërt.

Festivali i ideuar nga violinisti Olen Çesari kësaj here do të sjellë 12 artistë në 12 mbrëmje magjike të cilat si çdo verë, do të zhvillohen në kalanë e Porto Palermos. Aktiviteti artistik mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke ndërthurur nga zërat, meloditë, aktrimet dhe performancat e mrekullueshme të artistëve, nga e enjtja në të diel, në datat 1-18 Gusht.

Përjetoni eksperiencën fantastike që krijojnë emrat e shquar të muzikës dhe artistët e mirënjohur të skenës shqiptare, në Kalanë e Porto Palermo”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, duke promovuar këtë aktivitet.

Nga informacionet e shpërndara prej vetë festivalit, në Porto Palermo pritet të mblidhen emrat më në zë të muzikës bashkëkohore shqiptare, një pjesë e të cilëve tashmë janë artistë që rikthehen për të disatën herë, si psh: Elina Duni e Eda Zari. Në festival do të jetë e pranishme ylli shqiptar i muzikës klasike, Inva Mula, këngëtarë si Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Dren Abazi, por edhe emra nga arena ndërkombëtare si Manuela Villa, Lavinia Mancusi etj. Si në të gjitha edicionet e kaluara edhe krijuesi i Porto Palermo Festival, Olen Cesari, do të interpretojë me violinën e tij, natën e parafundit.

Në edicionin e tretë, nuk u performua vetëm brenda mureve të kalasë së Porto Palermos, por edhe në ambient të hapur, në qytetin e Himarës.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit