4.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH-it, siç u paralajmërua, do të takohet me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga biznes sektori dhe nga sektori civil.

“Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut është destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë investime”, deklaroi Reno-Baso, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

BERZH, shtohet në kumtesë, është institucion kryesor në Maqedoninë e Veriut lidhur me investimet në vend dhe deri sot, ka investuar 2,9 miliardë euro në 190 projekte.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit