6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Zyrtare: Mehdi Taremi, lojtar i ri i Interit

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit iranian, Mehdi Taremi, i cili vjen si transferim i lirë.

Nerazzurrët kanë përfunduar me sukses edhe transferimin e tretë brenda këtij afati kalimtar të verës.

Pas mesfushorit Piotr Zielinski dhe portierit Joseph Martinez, kampioni i Italisë ka zyrtarizuar edhe një sulmues.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Taremi, i cili vjen në Giuseppe Meazza si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Porton.

“Mehdi Taremi bashkohet me Interin. Sulmuesi 31-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e Interit.

Ndryshe, Taremi luajti për katër sezone te Porto, ku zhvillohet 182 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 91 gola dhe 56 asistime.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit