9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Spasovski: T’i mbrojmë gratë nga çdo lloj dhune!

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave mbajti fjalimin e tij në kuadër të projektit të Odës së Sigurisë Private “Pëllëmbë portokalli-të bashkuar në aktivizmin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

“Paragjykimet rreth dhunës gjinore, veçanërisht dhunës ndaj grave dhe vajzave, janë shkatërruar në masë të madhe vitet e fundit në botë dhe në vendin tonë. Sa më shumë që përballeshim me këtë problem, aq më shumë rritej ndërgjegjësimi për kompleksitetin e përgjithshëm, specifikën, kushtëzimin e problemit, pra sa dhe në çfarë mase ky fenomen social-patologjik prek objektivisht pothuajse të gjitha segmentet e jetesës dhe funksionimit shoqëror”, theksoi Spasovski, duke shtuar se përmes prizmit të praktikës policore në aspektin e dhunës ndaj grave, nuk përballemi vetëm me mosfunksionim familjar, por me një sërë faktorësh seriozë socio-ekonomikë, me kuazi vlera kulturore-tradicionaliste, me nënstandarde edukative, me faktorë socio-patologjikë dhe kriminogjenë, të cilët qëndrojnë në sfondin e këtij problemi jashtëzakonisht të rëndë shoqëror, por edhe individual”, theksoi Spasovski, duke shtuar se dhuna me bazë gjinore, dmth dhuna në familje është një problem serioz dhe kërkon vëmendje dhe veprim nga institucionet përkatëse pas paraqitjes së kallëzimit, të gjitha me një qëllim të vetëm, që është mbrojtja e viktimave dhe ndëshkimi i autorëve të dhunës.

“Në prag të aksionit global të Kombeve të Bashkuara – 16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore, na duhen të gjithë së bashku si shoqëri, por në radhë të parë si njerëz solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit për të vazhduar më ambicioz dhe më të organizuar në eliminimin e kësaj të keqeje pra dhunës ndaj grave dhe vajzave”, tha Spasovski.

Ministri e përfundoi fjalimin e tij me citate nga Deklarata e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut duke theksuar se ne mund dhe duhet të mbrojmë gratë dhe vajzat.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit