12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Çmimi i një gram ari, nga 55 deri 70 euro! Artarët në Çarshinë e Shkupit tregojnë çka kërkohet më tepër

Në prag të sezonit së dasmave, çmimi i një gram ari në Çarshi të Shkupit lëvizë nga 55 deri në 70 euro. Një komplet nisë nga një mijë euro e derisa të kenë buxhet klientët. Kështu shprehen artarët të cilët me vite kultivojnë këtë zanat. Për TV21, shitësit shprehen se më së shumti kërkohen kompletet si gjerdanë me byzylykë, e kush ka mundësi, merr edhe gjëra tjera. Për dallim prej para periudhës së Covidit kur bota ishte në gjendje krejt ndryshe, shitësit thonë se grami i arit është shtrenjtuar për 15 deri 25 euro.

Për shitësit e arit, e rëndësishme është edhe ardhja e kurbetçarëve. Thonë se në këtë periudhë u rritet edhe shitja.

Megjithatë, temperaturat e larta kanë ndikuar që Çarshia të mos jetë e stërmbushur gjatë ditës. Artarët e tjerë të cilët vizituam na thonin se Çarshia është zbrazur dhe nuk ka mjaftueshëm klientë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit