13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Ministri Perinski me kryetarët e rajonit planor të Shkupit: Jam i bindur se komunat do të aplikojnë me projekte të mira dhe 100 milionë eurot e para nga Qeveria së shpejti do t’i ndjejnë qytetarët

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, sot ka pasur takim me kryetarët e kumunave nga rajoni planor i Shkupit. Në takim u diskutua për prioritetet e komunave dhe gatishmërinë e tyre për realizimin e projekteve, të cilat do të financohen me mjete nga thirrja publike që tashmë është duke u përgatitur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

“Thirrja publike do të publikohet menjëherë pas ribalancimit të Buxhetit dhe 100 milionë eurot e para do të jenë në dispozicion të komunave për realizimin e projekteve të përfunduara. Jam i bindur se komunat do të aplikojnë me projekte cilësore dhe të dobishme që do t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski.

Ministri theksoi se Qeveria në vazhdimësi do t’i mbështesë komunat dhe prandaj fokusi duhet të jetë në përgatitjen e projekteve të mira dhe dokumentacionit të projekteve.

“Kërkohet angazhim i plotë ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre. Qeveria dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale janë të gatshme dhe do të investojnë në objekte infrastrukturore cilësore që do të bëjnë ndryshimin dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetesës në komuna. Kështu, ne do të inkurajojmë zhvillimin si në nivel lokal ashtu edhe në nivel të rajoneve planifikuese. Zhvillimi i balancuar kërkon investime serioze, premtimet tona i realizojmë menjëherë sepse synojmë që secila komunë të shfrytëzojë potencialet e veta dhe të jetë vend tërheqës për të jetuar dhe për të investuar në zhvillim”, tha ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit