Uragani Beryl mbërriti dje në Gjirin e Meksikës dhe po shkon drejt Teksasit, pasi goditi në formën e një cikloni, gadishullin Jukatan të Meksikës, ku shkaktoi dëme materiale, sipas autoriteteve
Uragani Beryl mbërrin në Teksas, 11 të vdekur deri më tani
Uragani Beryl mbërrin në Teksas, 11 të vdekur deri më tani

Uragani Beryl mbërriti dje në Gjirin e Meksikës dhe po shkon drejt Teksasit, pasi goditi në formën e një cikloni, gadishullin Jukatan të Meksikës, ku shkaktoi dëme materiale, sipas autoriteteve.
Beryl ka shkaktuar të paktën 11 viktima në Karaibe dhe Venezuelë. Beryl arriti në tokë si një ciklon i kategorisë 2 në orën 05:05 me kohën lokale në verilindje të Tulum, një destinacion popullor turistik.
Në Meksikë , erërat frynë deri në 175 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe shtyllave të energjisë dhe dëmtimin e çative, sipas një raporti paraprak nga shërbimi i mbrojtjes civile.
Aeroportet e Cancun, Tulum dhe Cozumel, ku miliona turistë mbërrijnë çdo vit, fatmirësisht nuk janë prekur. Pas anulimit të më shumë se 300 fluturimeve, aeroportet rifilluan të funksionojnë normalisht.
Pothuajse 2,200 njerëz u vendosën në 58 strehimore të përkohshme.
.