16.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Alternativës, pritet zgjedhja e kryetarit të ri të partisë

Partia Alternativa sot pritet të mbajë Kongres të Jashtëzakonshëm me fillim nga ora 15:00 në Kumanovë, ku mes tjerash pritet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë.Kjo vjen pasi kryetari i AAA-së, Afrim Gashi dha dorëheqje pasi u emërua për kryetar të Kuvendit.

“Të nderuar, sot, më 06.07.2024, me fillim në orën 15:00 do mbahet. Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Alternativës në Pallatin e Kulturës në Kumanovë. Pas zgjedhjes së kryetarit Afrim Gashi për Kryetar të Kuvendit të kryetarit, më datë 28 maj të vitit 2024, ai dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Alternativës dhe për ushtrues detyre u caktua nënkryetari i
Alternativës, Bekim Sali”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Alternativës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit