14.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Mbi tre mijë vdekje më shumë sesa lindje

Numri i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 ka arritur në 20 187, ndërkohë numri i lindjeve në 16 737.


“Numri i foshnjave të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10 171 fëmijë ose 60.8 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 6 566 ose 39.2 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale. Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 40.3 %, ndërsa më pak në Rajonin Lindor me 5.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në këtë periudhë janë regjistruar 12 724 vdekje në vende urbane, ashtu që 30.4 përqind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve janë në rajonin e Shkupit.

“Shtimi natyror te popullsia është negative dhe arrin në -2553 persona ndërsa -897 persona në zonat rurale”, raportoi Enti, duke theksuar që 6986 e martesave janë në zonat urbane, ndërsa në zonat rurale ka pasur 5 686 martesa. Në zonat urbane ka pasur 17 vdekje të foshnjave, ndërsa në ato rurale 13.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit