7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Toshkovski dhe Janev: Lufta me krimin dhe korrupsionin do të jetë pa kompromis

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i sapoemëruar i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev mbajtën takim pune me menaxhmentin e Departamentit për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda, në të cilin, siç informojnë, u konfirmua se nga dita e parë e punës, kjo kryesi e MPB-së do të angazhohet për një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që në fakt është një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë.

Për këtë, thuhet në kumtesën e kabinetit të Toshkovskit, vizita e parë po bëhet në Departamentin për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda.

Ministri Toshkovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se qëllimi i kësaj kryesie të MPB-së është krijimi i një force policore që do të punojë ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë realisht krimin.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev sot gjatë marrjes së funksionit theksoi se do të punojë nën moton e rendit, ligjit dhe integritetit për të krijuar siguri pa kompromis për të gjithë qytetarët me standard të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të nëpunësve policor.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit