24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski: Brenda një viti 5000 denarë rritje për pensionet. Në Buxhet mungojnë paratë e pensioneve, organet hetuese do të kenë punë

Kryeminsitri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot, se në periudhë kohore për më pak se një vit, pensionet do të rriten për 5000 denarë. Ai ka thënë se Qeveria do të mbajë premtimin e saj dhe rritja e pensioneve do të bëhet në dy faza, shkruan Ora24.tv.

Në vitin e parë do të kemi rritje lineare të pensioneve. Punojmë fortë në plotësimin e premtimeve. Me siguri do të kemi dy rritje lineare, do të konfirmohet kjo gjatë ditës së nesërme ose pasnesër. Një rritje lineare prej 2500 denarë do të ketë tani në shtator dhe tjetra do të jenë në mars edhe 2500 denarë të tjera. Në fillim duhet të sigurojmë me rishikimin e buxhetit 2,5 miliardë denarë, ajo është rreth 40 milionë euro për pensionet aktuale.

Mickoski deklaroi se në Buxhet, paratë për rritjen e pensioneve mungojnë dhe për këtë do të hetojnë organet përkatëse.

“Në këtë buxhet ata para mungojnë. Janë shpenzuar për punë për të cilat shumë duhet të punojnë organet hetuese në të ardhmen. Por edhe krahas asaj që mungojnë në buxhet mjetet për pensionet aktuale, ne do të sigurojmë mjete plus për rritjen e pensioneve tani në shtator”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski gjatë hedhjes së gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re në Draçevë të komunës së Kisella Vodës. /Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit