11.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres të të gjithë qytetarëve.

“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, kryeministrit të sapo gjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e eurointegrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”tha Talat Xhaferi ish Kryeminister i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski, deklaroi se vizioni i tij dhe i qeverisë së re synon rritjen ekonomike, kohezionin social dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Ne mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve urgjente me të cilat përballemi dhe për të punuar drejt një shteti të bashkuar dhe të begatë. Me përgjegjësinë e re që po marr, vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve tanë dhe arritjen e synimeve kombëtare, brenda dhe jashtë vendit”tha Mickoski Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë edhe në ministritë tjera. Arben Taravari mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë, por jo nga ministri i deritanishëm, por nga zëvendësja e tij. Edhe Fatmir Limani nga VLEN ka pranuar postin e Mininistrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ndërkohë, Arben Fetai, është emëruar zv/kryeminsitër për qeverisje të mirë. Detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, e ka pranuar edhe Besar Durmishi nga VLEN. Orhan Muretezani ka pranuar detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, detyrën e ministrit e pranoi edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit