30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Micevski i VMRO-së ftoi deputetët turq t’i bashkëngjiten qeverisë, Bejxhan Iljaz: Jemi pjesë e Frontit Evropian

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE i ofroi deputetëve turq që të bëhen pjesë e Qeverisë, duke ju ofruar atyre një zv/ministër.

“Për momentin mundemi që t’ju ofrojmë një pozitë të zëvendësministrit. Ejani në Qeveri dhe së bashku të punojmë për sfidat”, tha Micevski nga VMRO-DPMNE.
Pas kësaj pasoi replika nga Bejxhan Iljaz nga Partia Demokratike e Turqvë, i cili falënderoi për ftesën.

Ai tha se si parti kanë patur bisedime me të gjitha partitë para zgjedhjeve dhe se vendimin që e kanë sjellë dhe që sot janë pjesë e Frontit Evropian ishte pjesë e atij vendimi.
“Shqetësimi është se jo vetëm në qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së por edhe në qeveritë e kaluara posaçërisht në tetë viteve të fundit nuk kemi përfaqësues turk në qeveri”, tha Bejxhan Iljaz

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit