Shqipëria do të luajë ndeshjen e jetës ndaj Spanjës, më 24 qershor në orën 21:00.
Në stadiumin ‘Merkur-Spiel Arena’ të Dusseldorfit, kuqezinjtë sfidojnë iberikët për kualifikimin në fazën tjetër.
Spanja tashmë ka siguruar vendin e parë dhe trajneri De La Fuentes zbuloi se do të luajë me formacionin e dytë për të pushuar titullarët.
Kjo përbën një lajm fantastik në njëfarë mënyrë për Shqipërinë e cila do të ketë përballë një ekip me më pak impenjim për të fituar.
Sipas mediave iberike, plot 8 ndryshime do të ketë në formacionin startues duke nisur që nga porta. David Raya i merr vendin Unai Simon, ndërsa në mbrojtje Jesus Navas, Nacho e Grimaldo lënë në stol Carcajal, Le Normand dhe Cucurrella.
Ylli i Manchester City, Rodri është i pezulluar me kartona dhe mungesa është e konfirmar që nga ndeshja me Italinë, kështu që Mikel Merino do të jetë dirigjenti i mesfushës e cila pëson edhe një ndryshim tjetër.
Pedri ulet në stol për t’i lënë vendin një tjetër lojtari të Barcelonës, Fermin Lopez i cili është i konfirmuar si startues.
Njëjtë edhe Ferran Torres që do të jetë në sulm, së bashku me Moratan e Oyarzabal.
Një balotazh për sulmin është mes kapitenit Morata dhe Dani Olmos me De La Fuenten që do të vendosë përfundimisht vetëm 1 orë para ndeshjes.
Formacioni i mundshëm:
Spanja (4-3-3) – Raya; Jesus Navas, Nacho, Laporte, Grimaldo; Fermin, Merino, Ruiz; Ferran, Morata (Olmo), Oyarzabal.






What i don’t understood is actually how you are no longer really much more smartly-favored than you may be now. You are very intelligent. You know thus considerably in relation to this matter, made me individually imagine it from a lot of varied angles. Its like women and men don’t seem to be interested until it’s one thing to accomplish with Girl gaga! Your personal stuffs excellent. All the time maintain it up!|