17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bujar Osmani akuzoi për MO-në Izet Mexhiti i përgjigjet ashpër: Mos manipuloni!

Izet Mexhiti i përgjigjet Bujar Osmanit: Mos manipuloni!

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është edhe nënkryetar i BDI-së ka akuzuar VLEN-in dhe Qeverinë e re se përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit do të jetë një ministër i cili sipas Osmanit, është pro-rus!

“Ivan Stoilkoviç, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit.
Kështu është kur je i preferuar e jo i votuar”, ka shkruar Osmani.

Por menjëherë ka reaguar Izet Mexhiti nga VLEN. Ai ka thënë se nuk duhet ti besohet manipulimeve të Artanit dhe Bujarit, pasi Stoillkoviqi nuk e ka në kompetencë Marrëveshjen e Ohrit!

“Mos manipuloni!

Makineria propagandistike e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ndalet! Ata populli i dënoi me votë për shkak se në vend se të bëjnë punë, talleshin me shqiptarët dhe luanin futboll nëpër zyrat e minisrtive. Tani, nga dëshpërimi, në prag të formimit të qeverisë së re, Artani dhe Bujari, bashkë me megafonët e tyre, po shtrembërojnë të vërtetën dhe po përhapin dezinformata.

Nuk e merr Ivan Stoilkoviqi Ministrinë për sistem politik dhe as për Marrëveshjen e Ohrit! Stoilkoviqi është propozuar Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa kjo Ministri që është themeluar në vitin 2008, deri vonë kishte në ingerenca mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e grupeve etnike më të vogla se 20%, pra, ingerenca në avancimin e të drejtave të turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të tjerëve.

Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Si popull i dytë shumicë, shqiptarët përfaqësohen me më shumë ministri dhe portofole në kabinetin qeveritar. Ndërsa me riorganizimin e ministrive të cilin e votoi edhe BDI-ja, edhe kjo Ministri e 20 përqindëshit për të cilën flasin Artani dhe Bujari do të pësojë transformim.

Prandaj, mos u merrni me dezinformatat dhe shtrembërimin e fakteve të cilat i prodhojnë laboratoret propaganduese të Artanit dhe Bujarit. Qeveria e re do të kompletohet së shpejti. VLEN do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes. Politika e vjetër e demagogëve po shkon në histori. Po vjen politika e re e punës dhe pëgjegjësisë ndaj institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar në FB, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit