Në 131 vjetorin e themelimit të VMRO-së dhe 34 vjetorin e VMRO-DPMNE-së, lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili është mandatari për formimin e Qeverisë së re, dha një sërë porosish si për opozitën e ardhshme ashtu edhe për funksionarët e ri të pushtetit. Ai u bëri apel atyre që të punojnë me ndershmëri, se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt që do të keqpërdorë besimin e qytetarëve dhe kërkoi që ti përveshin mëngët se i pret shumë punë.
“Nuk do të shihni standarde të dyfishta nga unë. Do të veproj sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, sot 600 mijë njerëz jetojnë me 150 denarë në ditë. Edhe sot mbi 50 mijë janë jashtë procesit arsimor. Sot fermerët kanë probleme. Nxënësit e përfunduan vitin shkollor pa tekste shkollore. Ka kaos në shëndetësi, njerëzit vdesin në spitale në pritje të ilaçeve. Këto janë problemet që ne duhet të zgjidhim dhe për të cilat populli realisht nuk ka votuar.
Nuk do të dorëzohemi para temave që na ndajnë dhe na largojnë. Edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët ndajnë të njëjtat telashe dhe probleme. Dhe unë do të jem i barabartë për të gjithë”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski shtoi se “Së shpejti do të kemi një qeveri të re, poste dhe funksione të reja. Dhe unë kam vetëm një mesazh për të gjithë ju – PËRVËSHINI MËNGËT NA PRET PUNË!”
Mickoski tha se Maqedonia duhet ti kthehet popullit.
“Të sjellim investime, të luftojmë me këmbëngulje dhe fort për të ngritur standardin e jetesës. Të ndryshojmë Maqedoninë për mirë. Për ju, për ty, për brezat tuaj. Përmes reformave të mëdha dhe të forta, le të tregojmë se Maqedonia është e popullit, jo e klikave, elitave dhe grupeve që e vodhën dhe e përçanë. Nuk ka formula sekrete, besime të rreme apo bestytni. Receta e suksesit është puna, ndershmëria dhe përkushtimi. Asnjë nga ju këtu në sallë nuk duhet të devijojë”, nënvizoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili shtoi se nuk do të pranojë që as edhe një bartës funksioni të keqpërdor postin e tij.
“Unë nuk e pranoj tezën se normalisht të paktën një devijon ose do të bëjë shkelje. Përgjigja është se ai do të zëvendësohet menjëherë. Dhe në një situatë të tillë, ju jo vetëm që do të më zhgënjeni mua, por do të zhgënjeni njerëzit që historikisht na dhanë mbështetjen më të madhe. Ne nuk kemi asnjë periudhë “grejs” prej njëqind ditësh, nuk kemi muaj mjalti, nuk kemi as 100 minuta. Unë nuk besoj në justifikime të tilla. Duhet të punosh shumë që në klasën e parë, dhe ditën e parë. Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione. Ose njëra ose tjetra. Ju duhet të vendosni. Shërbimi ndaj popullit kërkon dorëheqje. Nuk ka biznesmenë politikanë apo politikanë biznesi”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së. Mickoski kërkoi nga bartësit e funksioneve në Qeverinë e re që të sillen me përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Silluni me përgjegjësi. Mos qëndroni kurrë të paarritshëm për njeriun e vërtetë, atë që takuam në tregje, rrugë dhe qendra tregtare. Ia vlen të luftohet për ta dhe të kthehet Maqedonia. Do të merrni privilegje që ju ofron pozicioni, trajtojini të gjitha me ndershmëri dhe me shumë kujdes dhe pa ekstravagancë. Sepse është e popullit, dhe privilegjet e tua nuk të bëjnë të veçantë, por duhet të bëhesh më i përgjegjshëm sepse e gjitha është e popullit, do ta them përsëri. Do të na duhet t’i shohim njerëzit me sy hapur dhe kokën lart, sepse dështimi juaj do të ishte një turp i zakonshëm, dështimin nuk do ta toleroj”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në përvjetorin e VMRO-DPMNE-së, aktivitet i ciliu mbajt në Veles./Ora24.tv