Presidenti amerikan i shqetësoi edhe një herë të gjithë me sjelljen e tij kur shkoi në drejtim të kundërt gjatë një demonstrimi me parashutë në Itali në margjinat e samitit të G7.
Në një video që është shfaqur në rrjetin social X, shihet një parashutist duke u ulur përballë liderëve botërorë, të cilët u qëndrojnë pranë dhe duartrokasin. Vetëm 81-vjeçari Joseph Biden qëndron përballë.
Në një moment, ai niset në “askundi” dhe ndalet i hutuar, duke bërë që komentuesit në rrjetin social X të shkruanin se “gjyshi humbi përsëri”.