28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

(VIDEO) Mickoski prezanton emrat e zv/kryeministrave, ministrave dhe zv/ministrave kandidat për Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia jote”

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për Qeverinë e Hristijan Mickoski ka prezantuar emrat e kuadrove të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit të saj, të cilët do të jenë kandidat për zv/kryeministra, ministra dhe zv/ministra në Qeverinë e re.

Mickoski tha se Komiteti Ekzekutiv ka propozuzar, ndërsa komiteti Qendror ka votuar unanimisht propozimin për formimin e Qeverisë së re të dhënë nga Koalicioni “Maqedonia jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE:

Nënkryetari i Partisë, Aleksandar Nikollovski të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Transportit,

Ministër i Mbrojtjes propozohet Vllado Misajllovski, i cili është nënkryetar i partisë dhe deputet,

Ministre e Financave propozohet Gordana Dimitrievska Koçovska,

Ministër për Punë të Jashtme dhe Tregti të brendshme propozohet Timço Mucunksi, kryetar aktual i Komunës së Aerodromit,

Ministër për Vetëqeverisje Lokale propozohet të jetë Zllatko Pirinski,

Ministër për Shoqëri Informatike dhe transformim digjital propozohet Stefan Andonovski,

Ministër për Sport propozohet Borko Ristovski, hendbollist i njohur,

Ministër për Energjetikë, Мiniera dhe burime minerale propozohet Sanja Bozhinavska,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave propozohet të jetë Stefan Tripunovski,

Ministër i Kulturës dhe Turizimit propozohet Zoran Lutkov,

Ministër i Punëve të Brendshme propozohet Panço Toshkovski, ish-ministër teknik,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Vesna Janevsk

Zv/kryeministër i Qeverisë i përgjegjshëm për Sistemin politik, Lupço Dimovski, kryetar i Partisë Socialiste

Zv/kryeministër dhe ministër për i resorit për Marrëdhënie mes Bashkësive propozohet  Ivan Stoilkoviq kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve

Ministër pa resor propozohet Shaban Saliu, i cili do të angazhuar për realizimin dhe implementimin e dekadës së romëve.

Ndërsa Mandatari për formimin e Qeverisë së re, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të jetë i propozuar për kryeministër.

Mickoski tha se pret që nesër edhe përfaqësuesit VLEN-it dhe Partisë ZNAM t’ia dorëzojnë emrat e tyre për kandidat për pozita në Qeverinë e re dhe në fundjavën e ardhshme 22-23 Qershor të votohet Qeveria e re.

Linku i Konferencës për mediat

https://fb.watch/sKYrML0bhB/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit