20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mbape: Evropiani, më i vështirë se Kupa e Botës

Herën e fundit kur Kilian Mbape goditi topin në Evropian, ai dërgoi Francën jashtë garës. Ishte lojtari i vetëm që humbi penallti në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Franca u eliminua në 1/8 e finales në Euro 2020, ndonëse ishte duke udhëhequr 3:1.

Mbappe kishte pranuar fyerje pas ndeshjes, ndërsa është i vendosur të lë gjurmë në Euro 2024 në Gjermani.

“Ishte shuplakë në fytyrë kur dështuam në Euro”, tha 25-vjeçari.

Franca të hënën përballet me Austrinë. Mbappe tani është kapiten i Francës. Ai mungoi në stërvitje të enjten, por është kthyer ndërkohë. Dhe tani synon ta udhëheq përfaqësuesen deri në fund.

“Nuk e kemi fituar Evropianin për kohë të gjatë. 24 vjet është shumë për një vend si Franca. Evropiani është garë e vështirë, më e vështirë se Kupa e Botës. Të gjitha ekipet njohin mirë njëra-tjetrën dhe stili i lojës është i njëjtë”, ka thënë Mbappe.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit