Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) ka bërë të ditur se në numrin e vetëm të emergjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1803 thirrje në 24 orët e fundit, nga të cilat 65.28% kanë qenë thirrje “reale” ndërsa 34.72% kanë qenë për nevoja jo urgjente të qytetarëve. Nga thirrjet “reale”, 68.15% janë drejtuar Policisë, 22.59% kanë qenë për Urgjenca Mjekësore, 6.67% për zjarrfikësit dhe vetëm 0.37% për LAMM.