23.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Bajrami: Dhamë maksimumin, tani të mendojmë për Kroacinë

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash lojë ndaj Italisë, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë dolën të mposhtur me rezultatin 2-1.

Pas ndeshjes fantazisti kuqezi deklaroi se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të kthejë shpejt faqen e të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Kroacisë.

Shënuat gol, por e nisëm me humbje këtë Europian…

E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu dhe do ta vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës.

Çfarë mund të bënim ndryshe në këtë takim?

Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë.

Ju vjen keq për atë rast të humbur nga Manaj në fund?

Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit