Këshilltarët e kryeministrit Kurti në Shkup me liderët e opozitës

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka publikuar një foto të një takimi të sotëm me krerët e BESËS dhe Alternativës, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, të shoqëruar nga këshilltarët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bëhet fjalë për këshilltarët Bekim Qoku dhe Husamedin Feraj.

“Sot, së bashku me Bilallin dhe Afrimin kishim kënaqësinë të takohemi me këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxhën, Bekim Qokun dhe Hysamedin Feraj në Shkup.NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit