9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Kosova me 10 medalje në finalen e NEO – shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

Shkruan: Beqir Sina/INA

Në finalen e madhe të “Olimpiadës Neo Science” të mbajtur në New Jersey, nga data 7 deri në datën 12, morën pjesë 15 shtete me 185 garues. Ekipi nga Kosova, nga “Infiniti Training Center” nga Prishtina, përfaqësoi flamurin e Kosovës, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar shumicën e vendeve të para.

Kjo olimpiadë është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.

Dhjetë garuesit nga Kosova shënuan suksese prestigjioze duke u kurorëzuar me 10 medalje, nga të cilat 6 të arta dhe 4 të argjenta.

Ekipi nga Kosova u dallua në kategoritë e shkencës, matematikës dhe kodimin duke arritur të renditen në tre vendet e para në nivel botëror në ‘Best Of the Bests Category’ duke u dekoruar me medaljet përkatëse.

Në ditën e çlirimit të Kosovës, drejtuesit e ekipit, nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, u pritën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ambasador Blerim Reka. Ambasadori Reka shkroi se nxënësit e Kosovës që fituan 6 medalje të arta dhe 4 të argjendta, në: matematikë, shkencë dhe robotikë janë “fëmijët e lindur në liri, që na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”.

Ndërsa, Merita Aliçkaj Lezi, organizatore e shkëlqyer dhe mbi të gjitha një mbeshtetëse e jashtëzakonshmë e fëmijeve në këto gara, tha se kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të nxënsëve të tyre të mrekullueshëm.

“Si menaxhere e këtij programi, jam jashtëzakonisht krenare për gjithë ekipin tonë! Faleminderit të gjithëve që na mbështetën dhe na inkurajuan gjatë këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi!” tha ajo.

Merita Aliçkaj Lezi është menaxhere e trajnimit të fëmijëve për shkollat e ulta dhe të mesme në “Infinit Training Center”, që organizojnë kurse të ndryshme për këtë kategori nxënësish.

“Ne kemi marr pjesë në disa olimpiada ndërkombëtare, me të drejtën e përfaqësimit të shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar. Kjo është olimpiada e katërt që ne marrim pjesë, dhe ekipi i nxënsëve nga Kosova në Neo Science Olympiad ishte me i përgatitur se kurrë, nxënësit nga Kosova shkëlqyen në të gjitha kategoritë. Më duhet të cekë me këtë rast se vitin e kaluar ne kemi marrë pjesë në olimpidën e Parisit, për gjuhën angleze dhe atë të fushave të ndryshme STEM, duke treguar edhe atje si në SHBA, rezultatet shumë të mira me fëmijët e Kosovës” tha ajo.

Në garën ndërkombëtare në matematikë, shkencë dhe robotikë “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology këtë vit morën pjesë mbi 15 shtete dhe 185 garues nga kategori të ndryshme.

Merita Aliçkaj Lezi shtoi se kanë garuar në ato kategori që ishin koding, matematikë, shkencë dhe robotikë, ku janë shënuar rezultate të shkëlqyeshme.

Në kategorinë “Best of the Best” kemi këtë renditje:

Gerti Kida klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-Kodim(Medalje e artë)
Vesa Xhymshiti – klasa e 6 vendi i parë në Matematikë ( Medalje e artë)
Jeton Sylejmani klasa e 5-Vendi i dytë në Matematikë dhe Shkencë( Medalje e artë)
Harun Hondozi klasa 4- Vendi i parë në Shkencë dhe vendi i dytë në Matematikë(Medalje e artë)
Lum Rrahmani -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë Shkencë dhe vendi i tretë në Matematikë( Medalje e artë)
Molos Gashi klasa e 3- Vendi i parë në Matematikë dhe vendi i tretë në Shkencë.(Medalje e artë)

Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

Lum Paçarada klasa e shtatë- medalje e artë në Shkencë
Lorik Begunca klasa e pestë – medalje e artë në Matematikë
Gjin Rrahmani klasa e tetë -medalje e artë në Shkencë
Blin Berisha klasa e tetë- medalje e artë në Shkencë

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit