theksoi se prioritet duhet të jenë edhe projektet infrastrukturore. Në këtë mënyrë, siç tha Gashi, do të sigurohet lidhja më e mirë midis shteteve dhe qytetarëve, si parakusht edhe për avancimin ekonomik të rajonit në tërësi. Duhet të vazhdojë ndërtimi i rrugëve, lidhshmëria energjetike dhe hekurudhore në kuadër të Korridorit 8, me qëllim që të rritet shkëmbimi i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për të cilat ekziston potencial i madh, tha Kryetari Gashi.





