Tifozja e famshme kroate, Ivana Knoll ka arritur në Gjermani ku është duke u përgatitur për Euro 2024, dhe në një story në Instagram ka shprehur zhgënjimin për akomodimin në dhomën e hotelit.
“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin, dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk rekomandoj”, u ankua ajo së bashku me një foto ku pozon përpara pasqyrës.
“Kam paguar 650 euro për një natë, dhe çmimi përfshin: dhomë të vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video ku tregon si duket dhoma e saj.
Përndryshe, Ivana Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022, dhe për të është shkruar edhe në mediet ndërkombëtare.