19.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

SHBA sanksionoi edhe persona juridik lidhur me rastin e Kamçevin

Sergej Samsonenko, bashkëshortja e tij, Irina dhe Ratka Kunovska Kamçeva, si dhe kompanitë “Sistina Llajf Kear Centar”, “Orka Hollding”, “Bet siti”, “Orka Fajnans” dhe “Kamçev konsalting”, janë vendosur në të ashtuquajturën, listë e zezë amerikane.

Qeveria e SHBA-së sot sanksionoi individë dhe persona jurudik lidhur me rrjetin financiar të Jordan ‘Orce’ Kamçevit, i cili ishte sanksionuar për korrupsion nga ana e SHBA-së në korrik të vitit 2023. Ministria amerikane e Financave sot imponoi sanksione ndaj Sergej Samsonenkos dhe Ratka Kunoskës për korrupsion dhe aktivitete malinje, në pajtim me Urdhërat ekzekutiv 14033 dhe 14024, së bashku me subjekte afariste që ata apo i sanksionauri Orce Kamçev i posedojnë apo kontrollojnë“, informoi në Fejsbuk Ambasada amerikane në Shkup.

Këto veprime, qëndron në kumtim, tregojnë se disa elita të caktuara gëzojnë prëfitime nga korrupsioni dhe i minojnë institucionet shtetërore në llogari të qytetarëve të këtij shteti. SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar, dhe kumtesa e sotme paraqet përkujtues se ai me të cilin bën biznes mundet dhe do të ndikojë ndaj jush dhe familjes suaj. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë më shumë”, porosisin nga Ambasada e SHBA-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit