Nesër në Kumanovë do të jetë edicioni i VIII i koncertit të muzikës klasike, i organizuar nga Shoqata për art dhe kulturë “PRO ART SIMFONIK”.
Koncerti do mbahet në ambientet e Shtëpisë së Zanatçinjëve në qendër të qytetit, me fillim në ora 20:00.
Në skenën e koncertit do jetë dueti Shkëlzen Pajaziti me violinë dhe Jetmir Mehmeti me kitarë.
Dy virtuozët do sjellin në skenë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë. Ky koncert është vlerë e shtuar e artit dhe muzikës artistike në Kumanovë, por që vite me radhë është anashkaluar dhe ska pasur asnjë mbështetje nga Ministria e Kulturës. Profesori Orhan Shaqiri si drejtues i shoqatës dhe organizator i këtij koncerti tradicional thotë se përpos vështirësive, i’a ka dal që ta mbaj gjallë këtë koncert tradicional që çdo vit është pjesë e artdashësve kumanovarë dhe më gjërë. (INA)