Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në mënyrë të kundërligjshme ka shkarkuar nga detyra drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski. Kështu ka konstatuar Komisioni Kundër Korrupsionit, nga ku thanë se do të paraqesin iniciativë për llogaridhënie para institucioneve kompetente.
Sipas KSHPK-së, në mënyrë të kundërligjshme është bërë edhe lidhja e kontratave në vepër me 18 persona në klinikë, të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi nuk janë nënshkruar nga dy drejtorët siç e kërkon ligji.
Atëherë kanë reaguar punonjësit e Klinikës, të cilët e kanë dënuar këtë akt dhe kanë theksuar se sipas udhëzimeve të Komisionit Kundër Korrupsionit, shkarkimi ka qenë i kundërligjshëm, pasi procesi zgjedhor ka qenë në vazhdim.
Ndërsa inspektorët shëndetësorë kanë konstatuar se drejtoresha Besija Iljazi ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme vendimet e kontratave për vazhdimin e punësimit deri në fund të vitit.
Mes punonjësve që morën vendim ishte edhe infermieri, i cili ka tentuar të falsifikonte rezultatet e urinës me lëndë narkotike, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh në opinion.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar një takim me një pjesë të kolegjiumit profesional dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika Universitare për Toksikologji dhe ka kërkuar që të bëjnë propozim për emërimin e drejtorit mjekësor, i cili duhet t’i plotësojë kërkesat sipas ligji./ora24.tv