10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

Nga koalicioni VLEN-thonë,se është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të
ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive. Pas bojkotit të
votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i
vogël drejt pranimit të realitetit.

Ligji për përfaqësimin e drejtë të
bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e
marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila
do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit
të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga
deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të
pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN-i shpreh kënaqësinë
që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate.”thuhet në reagimin e VLEN-it

Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e
sigurt e shqiptarëve në BE.
Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë
shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të
përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut,qëndron në reagimin e VLEN-it

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit