22.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Edhe një tjetër përpjekje e dështuar për zgjedhjen e kryetarit të Kushtetueses, Gjykata mund të përballet me bllokadë

As gjyqtari kushtetues Osman Kadriu nuk ka marrë mbështetje për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe raundi i dytë i votimit dështoi sot. Kadriu ishte kandidati i vetëm pasi Pavlovska – Daneva u tërhoq nga gara mëngjesin e sotëm për zhbllokimin e procesit, ndërsa Vasiq – Bozaxhieva sërish mori vetëm 5 vota edhe pa kundërkanidat, transmeton Portalb.mk.

Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.

Gjykata mund të përballet me bllokadë, duke pasur parasysh se mandati i Katsarskës ka përfunduar dje, dhe rregullorja e punës nuk parashikon as nënkryetar dhe as ushtrues detyre.

Kreu i ri i Kushtetueses duhet të zëvendësojë kryetaren paraprake, Dobrila Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.

Sipas Rregullores së Punës, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, me votim të fshehtë.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës KushtetueseDobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit