24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

EKSKLUZIVE/ Ziadin Sela në zgjedhjet e kaluara i tha Mickoskit se i lë 12 deputetë të ASH-së në dispozicion të VMRO-DPMNE-së, e në Qytetin e Shkupit mori vetëm një drejtor

Ziadin Sela për momentin është aktual me deklaratën se VLEN ka marrë një numër shumë të vogël të posteve ministrore.

Por ajo që mëson Ora24.tv, është se, kur Sela ka pasur rastin të vendosë, vetë ia ka ofruar deputetët e tij liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Përkatësisht pas zgjedhjeve të kaluara, kur VMRO-DPMNE bënte përpjekje për të stabilizuar shumicën, Ziadin Sela e ka telefonuar Mickoskin dhe i ka thënë “deputetët e mi janë të tutë, i kam vënë në dispozicionin tënd”

Më vonë, pas fitores së VMRO-DPMNE-së në Zgjedhjet lokale në Qytetin e Shkupit, në negociata Sela mori vetëm një post drejtori. Opozita e Selës u mjaftua vetëm me një drejtori lokale, që është pjesëmarrja më e ulët se çdo parti tjetër./Ora24.tv.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit