28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Kurti: Fëmijët udhëheqësit e së nesërmes – duhet të jetojnë në një shtet të sigurt që përkujdeset për ta

Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Fëmijëve ka thënë se ata duhet që të jetojnë në një shtet të sigurt dhe që përkujdeset për ta.

Ai tha se ata do të jenë udhëheqësit e së nesërmes.

 

 

“Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes.  Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë.  Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë. Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen”, ka thënë Kurti. / KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit