8.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Mickoski në takim me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Hulman – Qeveria e ardhshme do të angazhohet për reforma të forta për Maqedoninë

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me anëtaren e KE të VMRO-DPMNE-së dhe deputete Marija Miteva dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Stefan Andonovski, takuan ambasadoren e Zvicrës H.E. Veronik Hulman.

Në takim u diskutua për hapat e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së për formimin e një Qeverie të ardhshme stabile dhe u theksua përkushtimi i fuqishëm i VMRO-DPMNE-së e cila si qeveri e ardhshme do t’i përkushtohet tri postulateve kryesore – lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë.

Kreu i partisë, Hristijan Mickoski e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Maqedonisë që nga pavarësia e deri më sot dhe konfirmoj që bashkëpunimi do të thellohet dhe zgjerohet në të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit