13.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Thaçit i vazhdohet paraburgimi, Specialja thotë se ekziston rreziku që ta pengoi procesin gjyqësor nëse lirohet

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar sërish masa e paraburgimit nga ana e Gjykatës Speciale.

Vendimi është marrë më 24 maj, pasi që turpi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor.

“Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat; (ii) ka tentuar të nënvlerësojë KSC-në dhe ka ofruar përfitime për personat të thirrur nga SPO; (iii) ka një pozicion të ndikimit në Kosovë që mund t’i lejojë atij të përfitojë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) duke marrë parasysh gjyqin që po vazhdon, ka njohuri të shtuar për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij.

Për më tepër, ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjen në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë, çka Gjykata e Apelit ka pranuar si një ‘konsideratë kontekstuale’ relevante. Gjetje të ngjashme u bënë në aktgjykimin për Mustafën dhe vendimin e Apelit për Gucatin dhe Haradinajn. Trupi gjykues vlerësoi se ‘mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e rëndësishme dhe aktuale në Kosovë’, dhe vuri më dukje dëshminë e ekspertit të mbrojtjes, Robert Reid, i cili tha se në mbi 20 vite në këtë fushë, ai kurrë nuk kishte parë kërcënim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë”, thuhet në vendimin e Speciales për vazhdimin e paraburgimit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit