26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Dibran Hoxha për Abdixhikun: Kopje e dobët e Albin Kurtit

Në lidhje me deklaratën e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku se “ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave…”, analisti Dibran Hoxha e ka quajtur kryetarin e kësaj partie “kopje të dobët të kryeministrit Kurti”, gjatë diskutimeve në “Debat Plus”.

“Ky është kopje e dobët e Albin Kurtit”, tha ai.

Sipas tij, Abdixhiku, në vend të recitimeve duhet të thotë se “dal i dyti dhe për këtë do të duhej me mbajt përgjegjësi para anëtarëve të LDK-së”.

“Edhe këto farsat e këtyre fjalimeve, recitaleve mundet me na i thanë me një fjali shumë të thjesht: me thënë sipas kalkulime të mia dhe matjeve elektorale unë nuk jam i sigurt që dal i dyti dhe për këtë do të duhej me mbajt përgjegjësi para anëtarëve të LDK-së. Kjo është fraza që duhet me thënë Lumri Abdxhiku, jo me recitu”, tha Hoxha shkruan nacionale.com/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit