28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Ahmeti nesër para mediave, çfarë do përcjell kreu i BDI-së?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nesër do të ketë një prononcim për mediat, një ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Ahmeti sot i është shmangur mediave, duke mos komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend dhe zgjedhjen e Afrim Gashit për kryeparlamentar të RMV-së.

Nga Fronti Evropian bëjnë të ditur se Ahmeti bashkë me liderët e Frontit nesër do të deklarohen para mediave.

“Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë”, thuhet në njoftimin e Frontit Europian.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit